Bora Zemani dhe Donald Veshaj konfirmuan zyrtarisht se janë ribashkuar me njëri tjetrin dhe kjo duket se ka kthyer një person krah tyre


Bëhet fjalë për prezantuesen dhe autoren e “Për’puthen”, Olsa Mehmeti e cila i është gëzuar kësaj lidhje.

Kujtojmë se Donaldi dhe Bora kanë pasur një histori interesante dashurie, paksa si në përralla, por që edhe ajo ka pasur ulje-ngritjet e veta.
“Dashuria fiton mbi gjithçka”, ka qenë komenti i Olsat në foton që çifti publikoi në rrjetet sociale.

Por, para se të ndodhte ky rast – në kohën kur Donaldi ishte lidhur me këngëtaren Beatrix Ramosaj në Big Brother VIP, Olsa ishte njëra prej atyre që kritikonte pa ndërprerë në Instagramin e saj.

“Vetëm meshkujt e fortë nuk luajnë lojëra me femrat, meshkujt e dobët dhe të pasigurt e bëjnë këtë”.

Por, si duket ajo tashmë ka ndërruar anë dhe është në anën e çiftit që u ribashkuan pas një viti ndarje.