Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka uruar sonte Gordana Siljanovska-Davkovën për fitoren e saj në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut.
“E përgëzoj Gordana Siljanovska Davkovën për zgjedhjen e saj si presidente e Maqedonisë së Veriut dhe i uroj që ta kryejë me sukses detyrën e përgjegjshme që e merr. Jam i bindur se do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të forcuar lidhjet ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë me qëllim të përparimit dhe mirëqenies së popullit tonë, si dhe prosperitetit të të gjithë rajonit”, ka shkruar Vuçiq në platformën X.