Lideri i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, i ka uruar mandat të suksesshëm Gordana Siljanovska Davkovës.
“Ta çojmë Maqedoninë në drejtimin e duhur, të jemi aty për qytetarët, sepse lufta jonë është dhe do të jetë për qytetarët. Në të njëjtën kohë, dëshiroj të përgëzoj VMRO-DPMNE-në për fitoren bindëse. Besoj se këto zgjedhje do të jenë një mësim shtesë për të gjitha subjektet e tjera politike që kanë gravituar deri më tani në skenën politike. Me krenari mund të konfirmoj se ZNAM nga sonte e fillon luftën për një Maqedoni të dinjitetshme. ZNAM bëri histori sonte. Siguruam një grup minimal parlamentar dhe diku rreth 60 mijë vota”, tha Dimitrievski dhe falënderoi qytetarët që dolën në zgjedhje.


I pyetur nëse do të mbetet kryetar komune apo po mendon për Qeverinë, ai tha se nuk ka asnjë mendim, do të qëndrojë besnik në premtimet e tij dhe gjithmonë me kumanovarët.