Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, përpos atij të Sërbisë, ishte ndër të parët që uroi Hristijan Mickoskin dhe Gordana Siljanovska Davkovën për fitoren në zgjedhjet e dyfishta në Maqedoninë e Veriut.


“Urime VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit dhe Gordana Siljanovska-Davkovës për fitoren e merituar dhe historike në zgjedhjet e sotme presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut! Mezi pres të punojmë së bashku për t’i dhënë një shtysë të re procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE!”, shkruan Orban në rrjetin social X.