Një raketë e lëshuar nga Rripi i Gazës raportohet se ka goditur një ndërtesë banimi në qytetin bregdetar izraelit Ashkelon.


“Tre persona u plagosën në sulmin gjatë natës në qytetin rreth 10 kilometra në veri të Gazës”, sipas raportimeve të mediave izraelite të dielën.

Organizata islamike palestineze Hamas, e cila kreu sulmet terroriste të 7 tetorit ndaj komuniteteve jugore izraelite që shkaktuan luftën shkatërruese në Gaza, ka shtuar së fundmi sulmet e saj ndaj qyteteve dhe fshatrave izraelite.

Sipas ushtrisë izraelite, pikëkalimi kufitar izraelit Kerem Shalom u shënjestrua sërish dje në mbrëmje.

Militantët hodhën katër raketa në vendkalimin, i cili përdoret për të dërguar ndihma humanitare në Rripin e Gazës.

Njëra prej tyre u kap nga sistemi i mbrojtjes raketore të Izraelit, ndërsa të tjerat goditën zona të pabanuara.

Izraeli po përgatitet për një rritje të sulmeve në territorin e tij pasi ushtria po depërton më thellë në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës.

Ofensiva në qytet është kritikuar rëndë ndërkombëtarisht, duke përfshirë edhe aleatët e Izraelit, por udhëheqja izraelite tha se ishte e nevojshme për të arritur qëllimin e saj të luftës dhe eliminimin e plotë të Hamasit.