I pyetur se di do të veprojë në Kuvend nga ulëset e opozitës, Fatmir Bytyqi në Daily Click në TV21 tha se do të jetë konstruktiv dhe se do ta mbështes shumicën e re parlamentare në vendimet që janë në të mirën e vendit. Bytyqi tha se deri sot, nuk e ka dëgjuar VMRO-DPMNE-në të ketë thënë se do të miratojë ndryshimet kushtetuese pa parakushte.


“Vota ime do të jetë pak më ndryshe sesa vota e opozitës në 7 vitet e fundit, për të dëshmuar se ndonjëherë edhe nga pozita e votës së opozitës mund të sillesh në mënyrë të arsyeshme, atëherë kur është në të mirën e vendit dhe qytetarit. Çdo zgjedhje ligjore, ose vendim i pozitës aktuale, që dëshiron të marrë mandatin, që do të sjellë përmirësim të cilësisë së jetës, kushteve të jetesës dhe të ardhmes europiane të vendit, do ta ketë përkrahjen time personale”, pohoi Bytyqi.