Zeqiri nga ASH demanton zënkat në Strugë, paralajmëron tubim masovik

Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët Arben Zeqiri demanton lajmet e rejshme për zënkat dhe anulimin e tubimit në qytetin e Strugës.


Ai në një postim në profilin e tijë ka shkruajtur se Struga si gjithë të tjerët e ka kuptuar vlerën e vërtetë të këtij bashkimi.

Dëshirat muzikore të grupacioneve dhe tellallëve të VMRO-së për gjoja zënka janë të pavërteta dhe si të tilla sonte plotësisht do t’i mohojnë vetë struganët.