Në këto pesë vite jam munduar të jem korrigjues i pushtetit ekzekutiv dhe çdo president i vendit duhet të veprojë kështu, tha sot nga Zhelina , kandidati për president Stevo Pendarovski.


“Ka dy koncepte para jush që nuk janë aspak të afërta. Opsioni im dhe unë jemi për një Maqedoni të tillë siç e kemi me mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë, pa konflikte ndëretnike, opsioni tjetër është rreziku i ndarjeve dhe tensioneve, opsion me të cilin sigurisht që nuk do të përparojmë”, tha Pendarovski.
Pendarovski shprehu besimin se shumica e votave që kanë përfunduar me kandidatët që kanë rënë në raundin e parë do të përfundojnë tek ai në rrethin e dytë sepse qytetarët e kuptojnë se kush punon në interes të tyre.

Para qytetarëve, Pendarovski kërkoi mbështetje në raundin e ardhshëm, në mënyrë që vendi të vazhdojë në rrugën e duhur, në rrugën e bashkimit, harmonisë dhe përparimit drejt Bashkimit Evropian.