Kryetari i Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në qytetin e Gostivarit, Valdet Xhaferi në një press konferencë ka akuzuar kryetarin e Komunës së Gostivarit, njëherazi ish-kandidatin për president nga opozita shqiptare, Arben Taravarin për kërcënim dhe shantazh ndaj administratorëve dhe qytetarëve që nuk e mbështetin politikisht koalicionin e tij politik.


Xhaferi thotë së raste të shumta janë dënoncuar pas humbjes së VLEN-it në garën presidenciale të 24 prillit, teksa shton se kërcënime të tilla janë të patolerueshme dhe të papranuara në një shoqëri demokratike.

Xhaferi përmendi disa nga rastet e keqmanaxhimit dhe keqpërdorimit komual nga Taravari, duke potencuar se qytetarët më 24 prill vendosën që politika e tij totalitare të përfundoi.