Gashi: Shoqëria jonë di të vlerësojë të bukurën

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka vizituar punimet artistike të prezantuara në ekspozitën ndërkombëtare që po mbahet në Akuaduktin e Shkupit. Nga aty, ai tregoi se arti dhe kultura kanë një vend të vecantë tek ai dhe programi qeverisës. “Si njeri që vij nga kultura dhe arti, nuk ka dyshim që ky dikaster ka rëndësi të vecantë për mua. Përkushtimi që arti dhe kultura të kenë vlerë më të madhe në shoqeri nuk do të mungoj”.


Gashi është zotuar për mbështetjen e projekteve kulturore e artistike. Sipas tij, është obligim institucional që të krijohen kushte dhe hapësira që përmes punimeve të tilla të shprehin në vepra atë cfarë mendojnë artistët. “Shoqëria jonë di të vlerësojë të bukurën dhe duke qenë pjesë e kësaj shoqërie do të jemi derë e hapur për të ndihmuar avancimin e mëtejmë dhe promovimin e vlerave evropiane”, është shprehur Gashi derisa ka parë nga afër veprat e ekspozuara nga artis të ndryshëm botërorë në hapësirat e Akuaduktit të Shkupit.

Në këtë vend, po mbahet ekspozita ndërkombëtare me artist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropa e vendet e Ballkanit.

Foto: https://we.tl/t-URzaYB6RAx