ITALI- Ka ndërruar jetë ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni. Silvio Berluskoni vdiq në spitalin San Raffaele në Milano. Lideri i Forza Italia dhe themeluesi i Mediaset ishte 86 vjeç. Berlusconi u kthye në San Raffaele të premten e kaluar, për shkak të pneumonisë dhe një forme leuçemie. Në mëngjes, vëllai i tij Paolo dhe fëmijët e tij kishin shkuar me urgjencë në spital, ku tashmë ndodhej Marta Fascina.