Taulant Xhaka e ndoqi portierin e Lausanne Outhyt për të “qëruar hesapet”, pasi ai provokoi tifozët e Baselit.


Ky rast ndodhi sonte, me të përfunduar pjesa e parë në përballjen mes këtyre dy skuadrave.

Jeremy Vachoux provokoi tifozët vendasë pak para se të mbyllej pjesa e parë dhe kaq mjaftoi që futbollistët e Baselit, të udhëhequr nga Xhaka, të shkonin me nxitim drejt tunelit për t’u përballur me francezin.

Kliko KËTU për ta parë videon

Gjithsesi, sipas mediave zvicerane, situata pastaj u qetësua duke mos eskaluar deri në një përplasje fizike.

Ndryshe, Baseli e fitoi ndeshjen ndaj Laussane Outhyt me rezultatin e pastër 2:0.