Real Madridi po vazhdon me formën e lartë në La Liga edhe pas shpalljes kampion, teksa sonte regjistroi fitoren e nëntë rresht.


Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti triumfoi ndaj Alavesit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të.
Takimi në “Santiago Bernabeu” u mbyll me shifrat 5:0.

Jude Bellingham (10’), Vinicius Junior (27’, 70’), Federico Valverde (45+1’) dhe Arda Guler (81’) realizuan golat e fitores për “Los Blancos”.

Real Madridi pas kësaj fitore ka 93 pikë.

Alavesi ndodhet në pozitën e 11-të me 42 pikë të grumbulluara.

Deri në fund të sezonit do të zhvillohen edhe dy xhiro.