Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, në një deklaratë ekskluzive me shkrim për portalin PRESSonline, i inkurajonë të gjitha partitë politike që të ulen në tryezën e bisedimeve për të ardhmen evropiane të vendit.


Nga atje thonë se vendimin se kush është brenda e kush është jashtë Qeverisë e thotë populli i Maqdonisë së Veriut.

“Vendimet se kush është brenda dhe jashtë qeverisë i takon popullit të Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësuesve të tyre politikë. Ne inkurajojmë të gjitha partitë politike të ulen në tryezë dhe të jenë pjesë e diskursit për të ardhmen e vendit”, thonë nga ambasada amerikane në Shkup për PRESSonline.al