Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një shtëpi në Kolorado, SHBA.


Një ari u mbyll aksidentalisht në dhomën e gjumit të një shtëpie dhe u përpoq të arratisej nga dritarja e katit të dytë.

Një fqinje regjistroi videon dhe thirri policinë për ndihmë kur kuptoi se pronarët e shtëpisë nuk ishin aty.

Ariu i madh bëri disa përpjekje për t’u ulur në tokë, por ishte në një lartësi të madhe.

Një polic hyri në shtëpi dhe hapi derën e dhomës së gjumit në mënyrë që ariu të dilte.

Më pas ai shkoi në katin e parë dhe doli nga dritarja ku hyri fillimisht dhe më pas u zhduk në pyll.

Pronari i shtëpisë ishte në punë kur mësoi se ariu ishte në shtëpinë e tij.

Ariu hëngri disa biftekë që pronari i kishte lënë në frigorifer dhe më pas u zhduk.