Së paku dhjetë persona kanë vdekur e afro 25 janë lënduar pasi një autobus me dasmorë është aksidentuar në Australi, raporton BBC. Pasagjerët po ktheheshin nga një dasmë që ishte organizuar të dielën mbrëma në vreshtë, ku autobusi u rrotullua në afërsi të Gretas në Hunter Valley.


Policia po heton rrethanat e aksidentit. Shoferi 58-vjeçar është arrestuar.

Komisarja e Policisë së New South Wales, Tracy Chapman, ka thënë se mysafirët po udhëtonin për në Singleton “për te vendi ku do të akomodoheshin”. Aksidenti ndodhi të dielën rreth orës 23:30, ndërsa autobusi u rrotullua te një rrethrrotullim.
Chapman thotë se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi 25 pasagjerë janë dërguar në spital, dy prej tyre me anë të helikopterit. Ajo ka thënë se autobusi është ende i përmbysur dhe mund të ketë njerëz të ngujuar.