Ish-kryenegociatarja e dialogut, Edita Tahiri, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të japë dorëheqje.


Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se Kurti në dialog me Serbinë ka bërë dëme.

“Tash kur mbeti Kosova jashtë Këshillit të Evropës, Kryeministri Kurti duhet përfundimisht të lëshojë rrugë, të japë dorëheqjen, t’i ndal dështimet historike në këtë dialog me armikun serb, t’i hap rrugë zgjedhjeve në vend”, ka thënë Tahiri. /Klankosova.tv