Zëvendës drejtori i Entit të Statistikës, Elmi Selami përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka reaguar ndaj “akuzave” dhe shpifjeve që po bëhen nga opozita maqedonase ndaj kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.


Selami shkrun se skenare shpifërse nga më të dobëtit që nuk kanë munduar ti bëjnë ballë fuqisë dhe suksesit të BDI-së ndër vite tashmë janë të njohura, por Ahmeti sipas tij është “asht” i fortë i cili do të ju ngelë në fyt.

Reagimi i plotë:

Tentuan me përçarje brendapërbrenda BDI-së, nuk ia arritën. Pastaj tentuan me lloj-lloj aferash të sajuara, nuk ia arritën. Pastaj tentuan me atentat ndaj Kryetarit të BDI-së, nuk ia arritën. Pastaj tentuan me gjoja dosje spiunësh, nuk ia arritën. Pastaj tentuan me të ashtuquajturat “bomba”, nuk ia arritën…

Duke mos ditur se me çka tjetër të tentojnë, ia kanë filluar sërish nga fillimi. Përçarjet brendapërbrenda po tentohen, por tani të shoqëruara me afera të sajuara për Kryetarin e BDI-së bashkë me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë…

Po sillen në rreth. Film veç më që e kemi parë. E dimë çka pason. E di mileti ku është sikleti!

Ali Ahmeti është asht i fortë që ju ngelë në fyt! Mbase disave në të kaluarën edhe ua ka zënë frymën dhe sot nuk janë këndej! Kujdes!