Domosdoshmëria e përshpejtimit të procesit për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, me prioritet të Maqedonisë së Veriut, ishte tema e takimit të sotëm ndërmjet kryeministrit Dimitar Kovaçevskit me përfaqësuesin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak.


Në takim, siç bbëri të ditur Qeveria, ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

Lajçaku edhe një herë e potencoi mbështetjen e fuqishme për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe e vlerësoi vendin tonë si një partner të besueshëm të Unionit.

Bashkëbiseduesit konkluduan se me rëndësi kyçe është përparimi i bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, që megjithatë kontribuon për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.