Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 24 vjeçarin M.I. 24 vjeç nga Zhelina e Tetovës, i cili u denoncua nga fqinji i tij për sulm fizik. MPB-ja merret me zbardhjen e rastit.


“Zyrtarët policorë të SPB-Tetovë, mbrëmë (20-shkurt) rreth orës 23:30, në Zhelinë të Tetovës, kanë privuar nga liria personin M.I. (24) nga ky fshat, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga fqinji i tij 19-vjeçar A.Z. se për shkak të keqkuptimeve të mëparshme, rreth orës 18:00 e ka sulmuar fizikisht dhe e ka futur në automjetin e tij. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.