Taxhudin Hamidi-Tetovë


• Rruga Kreative e Vakëfit!

Në arkitekturën botrore dhe ate islame vazhdimisht janë theksuar rëndësia e objekteve fetare.
Ndërtimi i objekteve fetare në çdo perandori dhe në çdo qeveri dhe më pas në çdo shtet ka zbritur lapsi mbi hartën e projektimit dhe vizatimit.
Inxhinier të spikatur dhe të mençur në mënyrë permanente kanë sugjeruar mbretërit, princat e sullatnët rreth ndërtimit të objekteve fetare.
Sepse objekte fetare kanë determinuar sistemin urban dhe infrastrukturorë.
Ata të cilët kanë shkelur dhe qrkulluar rrugëve pas agimit kanë qenë kujdestari xhamisë,muezini si dhe puntorët që kanë hapur diqanet e tyre rreth xhamisë.
Xhamia ka qenë simbol më kryesorë konsumatorëve të lagjes dhe qytetit.
Prandaj në historinë e ndërtimit dhe projektimit të xhamiave vazhdimisht është menduar dhe biseduar për ndërtimin e urave , rrugëve , çesmave , haneve dhe objekteve administrative si shkolla , komuna ,spitali , tregu, stac. policorë etj.etj. .

Xhamiat dhe ndërtimi i tyre edhe pas pluralizmit në vendin tonë ka qenë një temë shumë sensitive.
Në lidhje me ndërtimin e objekteve fetar konkretisht me ndërtimin e xhamiave janë forcuar shtyllat e patriotizmit .
Ndërtimi i xhamiave por edhe i kishave në vendin tonë dhe në rajon ka paraqitur një reper apo brend për liri, barazi, demokratizim dhe asesi për bindjet e rivalizmit , averzionit religjioz të dadanizmit,feovizmit e të revulucioneve të llojit hegjemonist dhe oligarkik.
Pra, ndërtimi i xhamiave ka ushqier një karakter paqësorë.
Edhe pse shume liferatë të konsumit ateist kanë deklaruar se në Tetovë ( dhe në vendbanime tjera)ka shumë Minare dhe xhamia.
Që nga aspekti shkencore dhe në bazë të standarteve demografike apo në bazë të numrit të popullësisë Tetova posedon xhamiat që i ka pasur kur ka qenë vetëm 12 000 apo 8 000 banorë ( apo thënë troç nga viti 1912 deri në ardhjen e bugarëve në vitin 1939 apo pas themlimit të Partsë komuniste nga Komesari Titos me nofkën Tempo, me përjashtim të dy apo tri xhamiave që janë ndërtuar në pika gjeografike të planit urbanistik që i ka përcaktuar jo administrata zyrtare, por nevoja e popullit apo besimatrëve musliman.
Nëse konkludojmë se qyteti është 100 000 banorë pa vendbanimet dhe komunat rurale proporcionalisht ne posedojmë hapsira për falje të namazit të xhumas dhe dy bajrame vetëm për 3 500 persona pra jo më shumë 3.5 % .
Pra kjo përqindje nëse kërkohet në vende tjera me intencë për të studjuar dhe etiketuar qytetin me hiper karakter fetrë dhe fundamentalist islam do të ishte një analizë shumë stupide dhe qesharake?
Ndryshe e pavërtetë nga aspekti i sociologjisë religjioze.
Xhamiat janë objekte për nevoja të besimatrëve.
Dhe ata ndërtohen me strukturë logjikre të shëndoshë, pa ndërhirje të kapricave dhe inateve lokale dhe politike.
Asnjëherë në historinë fesë islame nuk është ndërtuar për të ndarë dhe klasifikuar njerëzit në grupe,etnos,raca, elita, vendbanime dhe në rreshtimin e strukturave të nivelit ekonomik.
Asnjëherë nuk është përdoruru për reputacin dhe për falenderime dhe prezentime të veçanta dhe të zgjedhura sipas dëshirës së sujetizmit dhe fobive sociale.
Apo nga imazhet poltroiste të kombinuara me narcisoide të tipit kubist, feovist dhe poshtërues.
Këta premise pagane çdoherë xhamia i ka refuzuar dhe i ka përjashtuar.
Pra, identiteti dhe adresa e xhamisë ka qenë çdoherë për bashkimin dhe paqen si reper i modelit njerzorë.
Dhe asnjëherë nuk është ndërtuar për dominaca hegjemoniste
si ilustirmet në Abetaren e viteve 1975, ku luani shikohet në psiha –pasqirë.
Apo shembulli i pulës duke ia treguar kalit vezën e saj.
Xhamia është një institucion fetarë islam me program kohor (besh vakët) dhe me rregulla të përcaktuara sipas jurisprudences islame.
I projektuar për ibadet dhe falje të pesë kohëve të namazit, faljen e namazit të xhumasë (premte) si dhe dy namazet e bajramit.
Ky objekt fetarë i projektuar për të i bashkuar popullin gjithnjë është gjetur në shënjestër të politikave rigide dhe të luftrave botrore dhe ballkanike.
Ashtu që qenja e kësaj fizike e quajtur xhami (kishë)kohë pas kohe është gjetur nën gërmadha dhe demolim total si shembulli i periudhës komuniste.
Periudha e pluralizmit dhe e demokratizimit ishte një shpresë për objektet fetare.
Por, xhamiat a patën këtë fat apo ata u atakuan edhe më keq nga defukusimi i shtetit dhe i administartës lokale.
Objektet fetare edhe në kohën e pluralizmit më shumë tri dekada në zhvillimin diplomatik për antarsim në BE dhe në OB ne akoma nuk jemi në një projektim studioz dhe racioanl apo të Planit Detal sa i përket ndërtimit të objekteve fetare.
Projektimi i objekteve fetare akoma në vendin tonë ka mbetur në dorë dhe në fatin popullit apo të aktivistëve të Vakëfit.
Populli dhuronë apo blenë parcellën, ai cakton vendin e ndërtimit, ai projektonë gabaritin e madhësisë së objektit, ai kontrollonë konstruktin finansiar etj. etj.
Pra egjith kjo tregon se objektet fetre janë në duar të patriotizmit fetarë dhe jo në duar të sistemit dhe administrates dhe rregullores pozitive.
Gjithçka që kemi dhe që posdojmë është nga vullneti i popullit musliman më konkretisht nga xhemati dinjitoz.
Dua në këtë shkrim me ju të ndajë një ngjarje (shkurt!) e cila ka ndodhur më vitin 1989. Ishte dita e xhuma, pas namzit të xhumas në bashçarshi të Sarajevës, disa student dhe qytetarë u tubuan rreth Alija Izetbegoviç dhe … !
Filluan pyetjet e ndryshme …???
Ai me pak fjalë garantoi… përmes konstruktit juridik se shpenzimet që mban populli musliman mbi supet e tij shumë shpejt do të evitohen dhe shkarkohen nga xhmati dhe besimatrët musliman.
Ai për këtë bindje të strukturuar institucionale edhe u burgos shkaku i projektiti…“Deklaracija”.
Ky debat i bulevardit (me A.I.)thellë më është molisuar nga gjendja që shohim dhe që ndëgjojmë.
Pra, pas sistemit bolshevik dhe në sistemin pluralist duke pritur që subjekti politik shqiptarë si në kosovë poashtu edhe në maqedoni të forcohet dhe të ngritet në këmbë BFI dhe besimatrët musliman dhe katolik sikur nuk dëshironin t’i ngarkonin sa nuk mundet ata edhe vet të mbajnë mbi supet e tyre.
Kështu lindi vullneti i madh që përgjegjësinë mbi ndërtimin e objektve feter të organizojë dhe menaxhojë vet grupi aktivist i derivuar nga populli dhe shumë pak ndonjëherë të konsultuar nga xhemati( debat,inervista, anketa, protesta , referenedum, analiza , studime etj.) .
Sepse populli mban përgjegjesi të folklorit religjioz ndërsa dhe xhemati mban pergjejgjesi të funksionimit të ligjeve dhe traditës fetare në qarkun e vendit dhe në njësinë e vakëfit ku gjendet dhe vepronë xhamia e lagjes, fshatit apo qytetiti.
Pra, në historinë e ndëretimit të xhamiave ka pasur kategori të ndërtimit të atij primar,administrativ, sekundar dhe pushtet-post.
Largimi nga përgjejgësia e ndertimit të xhamiave ka bërë që ky kategorizim të humb fare dhe të mos ekzistojë si lëndë studjuese.
Nuk dua të involvohemi në temën e xhamiave në vendet arabe, iran, pakistan, turqi, egjipt etj., ku ata me konceptin e tyre dhe opinionin politik reflektojnë deri tek gjykata supreme dhe kushtetutare.
Mirpo, nuk dëshirojmë që ndërtimi i xhamiave apo funksionimi i xhamiave nga xhamiat, të lagjes dhe të fshatit dhe qytetiti të shndërohen në xhamia mahalle dhe fisnore.
Apo të një grupi të caktuar (edhe pse mund t’i sigurojnë gjithçka që i nevoitet xhamisë nga aspekti finansiar).
Kjo më tejkalon çdo normë të sheriatit dhe të kapaciteteve normale njerzore të besimatrit.
Ne sot kemi në vendin tonë figura politike që mbajnë një çik përgjegjësie politike edhe për objekte fetare.
Duke shkruajtur këte tekst më kujtohet Ministri i Fesë, serb, M. Radulloviç,(2004-2007), por vetëm për ilustrim të kujtojë momentin kur ai erdhi në Luginën e Preshevës dhe Bujanocit dhe takoi liderët fetarë.
U bisedua për imazhin e strukturës fetare.
Një Ministër serb flet me besimatret musliman … për imazhin e xhamiave.
Kush sot pengonë programet e subjekteve politike shqipatre , turke dhe boshnjake të përpilehen në lidhje me imazhin e ndërtimit të xhamiave dhe reputacioni politik të fesë islame në rrjedhat botrore.
Fundi fundit edhe në fusnota të përmendet xhamia dhe feja islame, tani më të daptuar …jo nga aspekti fetare, por spaku nga imazhi kulturorë dhe politik që ajo zotëron në evropë, amerikë dhe gjithkund në botë.
Në intervista të ndryshme të senatorëve dhe në emisione debative të përfaqësuesve politik evropjan (H.Solana, A. Vuçiç etj)) vërejtmë se si ata citojnë edhe ajete-versete dhe kaptina-sure nga Kurani Fisnik.
A mos vallë eshallonet e strukturave fetre apo liderët e tyre nuk lejojnë asgjë subjekteve politike edhe islamin kulturorë, politik dhe arkeologjik dhe ate të planit detal urbanistik të xhamiave … nonsens?!
Pse subjekte partiake shqipatre nuk marrin si model në këndin fetare mekanizmat që përdorë turqia dhe amerika në rafshin e imazhit religjioz.
Kush na pengon në këtë sferë të gjerë të religjionit.
Kush na kufizon, pengonë dhe majorizonë në këtë drejtim.
Nëse kuptoni ekspertin e çështjeve ndërkombëtare Alon Ben-Meir, në një intervist ekskluzive për MCN ku përmend se lider të rajonit dhe nd♪7rkombëtarë po përfshihen me marrëveshjet e tyre në sektorin fetarë dhe religjioz.
Këta resurse suptile dhe imazhe të objekteve fetre i merr dhe i shfrytëzon dikush tjeteër këtë duhet të vetëdijësohen liderët jo fetarë po të subjekteve partiake shqipatre.
Prandaj ata nuk duhet të gjunjëzohen para fatit të xhamiave dhe objekteve fetare .
Pra me iniciativë të tyre të ndihmojnë iniciativat e reja për ndërtimin e xhamiave dhe të kishave dhe të finansohen nga buxheti i shtetit.
Kjo d të shuante kundërshtimet dhe ngrindjet mbrenda subjekteve partiake si edhe të shqipatrëve edhe ata maqedoanse.
Kjo brengë është rrjedhojë e derivatit të fundit pas vitit 2001 ku një shumicë e madhe e iniciativae për ndërtim të xhamiave po ndërtohen me investimet e zeqatit.
Pra , ky potez i gabuar i pa kontrolluar po dëmtonë direkt organizmin e studimit, arsimit dhe menaxhimit të politikave të BFI në vend.
Juristët islam janë unik dhe ruajnë qëndrimin e kosuliumit të përbashkët se ndërtimi i xhamiave , shkollave, rrugëve etj. janë detyrë e shtetit.
Të gjitha këta shpenzime për ndërtimin e xhamiave , mekteveve, shkollave , spitaleve ,pikave të gjelbërimit , minareve , shadërvaneve, erozionit, sistemit të irigacionit,pendave, termoelektranave etj etj. janë shpenzime që nuk derdhen nga fondacioni i zeqatiti por nga buxheti i shtetit.
Në fund të këtij shkrimi po përmendim Imam Ebu Jusuf dhe qëndrimin e tij në lidhje me ndarjen e zeqatit për ndërtimin e xhamiave ,rrugëve , shkollave , spiatleve etj. .
Ai si një student i Ebu Hanifes qëndrueshëm ruan mendimin se zeqati nuk jepet apo fondacioni dhe institucioni i zeqatit nuk shpenzohet për ndërtimin e xhamiave.
Pra ndërtimi i xhamiave detyrimisht bie në kategorinë e investimeve dhe shpenzimeve nga buxheti i shtetit dhe aspak nga institucioni i ZEQATIT.

(xhxhxh!)