Që prej 24 shkurtit të këtij viti, Ukraina është duke luftuar dhe mbrojtur me jetë tokat e tyre nga rusët.


Pas bombardimeve të njëpasnjëshme të muajve të parë, Rusia ngadalësoi sulmet për të sulmuar sërish fuqishëm ditën e djeshme.

Së fundmi, në rrjet po bën xhirron një video ku shihet se si një ushtar ukrainas po pret telat e bombës gjigande e cila i ishte vendosur digës nga rusët.

Kujtojmë se ditën e djeshme banorët e Kievit u zgjuan të tmerruar nga raketat ruse. Shumë qytete ukrainase mbrëmë nuk kishin energji elektrike, ndërkohë autoritetet bënë me dije se duke filluar nga sot ata nuk do të eksportojnë energji drjt vendeve të BE.