Nga Skënder Sadri KAPITI


Në Partinë Demokratike janë bashkë të gjithë demokratët e vërtetë, patriotë e të ndershëm; janë bashkë ata demokratë të cilët kanë mbështetje publike popullin opozitar që duan ndryshimin , që duan ndarjen nga e kaluara komuniste dhe nga krimi, tradhtia, hajnija e korrupsioni i tranzicionit; janë të bashkuar në Partinë Demokratike ata të cilët duan miratimin e ligjit të hapjes së dosjeve; janë bashkë në Partinë Demokratike të gjithë ata demokratë që janë proSHBA-ve dhe pro non gratave të saj kundër atyre që janë e kanë rekorde krimi e korrupsioni.
Kjo është Partia Demokratike institucionale.
Janë bashkë në PD të gjithë ata demokratë të cilët duan rrëzimin e diktaturës kryeministrore dhe të korrupsionit, të këtij sistemi që ka 30 vite që e sundon Shqipërinë.
Sot po flitet për bashkim të Partisë Demokratike.
Po pse dhe kush e percau PD-në?
Ata që njihen si foltorja e foltoristë u vetëlarguan nga Partia Demokratike, por ka jo pak nga ata të cilët e mbështetën foltoren dhe të cilët tani, pasi kanë mësuar të vërtetat se përse doli foltorja dhe kujt dhe interesave të kujt i shërbente foltorja, ata nuk i pengon kush që të rikthehen, pasi askush as nuk i ka përjashtuar ata nga Partia Demokratike.
PD u përca nga politika e vjetër , nga korrupsioni dhe të korruptuarit dhe nga i shpalluri non grata. Pra, PD u përca nga ata të cilët nuk i duhen më Partisë Demokratike , dhe si të tillë ata përditë po izolohen e po braktisen pasi atyre u kanë konsumuar dhe po u konsumohen të gjitha mashtrimet, gënjeshtrat dhe të gjitha alibitë kundër Bashës, dhe ato kundër shpalljes “non grata” të ishkryetarit, të atyre të cilët patën si synim largimin e Bashës si kryetar të PD-së dhe e sulmuan dhe vazhdojnë që ta sulmojnë atë dhe elitën e re politike të PD-së me qëllim të kapjes të përdorimit të PD-së si mburojë dhe avokati politike për interesa personale.
Duke e ndjerë dështimin total, ata tani po përdorin retorikën tjetër mashtruese , atë të bashkimit të PD-së, pas atij dështimi të madh gjatë kësaj kohe që kur doli foltorja.
Foltorja zgjedhjet e pjesshme vendore i përdori si kurth kundër PD-së e Bashës, duke pasur mbështetjen edhe të Ilir Metës.
Në vënd që opozita të parashtronte si kauzë mosnjohjen e zgjedhjeve të manipuluara të 25 Prillit 2021, dhe në vënd që të kërkonte anullimin e tyre, Berisha -Meta i përdorën ato zgjedhje vetëm me synim për të larguar Bashën si kryetar të PD-së, dhe për ta rrëmbyer ata Partinë Demokratike.
Mrëpo pas kësaj binomit Berisha-Meta u erdhën goditje të rënda nockout-i, njërit i erdhi non grata edhe nga Britania dhe tjetrit i doli dosja e spiunit të diktaturës. Në këto kushtu kur Meta organizoi një protestë u pa se ai kishte vetëm disa dhjetra mbështetës, e ndërsa kishin paralajmëruar Berisha e Meta protesta masive në Shtator e ne Tetor , ato nuk ndodhën sepse askush nuk u shkon më pas atyre. Tani baza dhe demokratët nuk pranojmë më aleancë me një dështak si Ilir Meta, dhe janë kthjelluar se Berisha e Meta e duan PD-në vetëm për interesa të tyre, tani as Berishës nuk i shkon dhe nuk i besojnë më si më pare as besnikët e foltores madje.
Në këto kushte Berishës dhe foltoristëve nuk u shërben as Shtëpia e Lirisë dhe as Partia e Lirisë por po mundohen që të kthehen te Shtëpia e Partisë Demokratike,sepse po e shohin dështimin total të tyre.
Ndarja e PD-së me foltoren, dhe dëbimi i grupit organizator të foltoristëve nga PD-ja, kjo do përshpejtonte ardhjen në pushtet edhe me zgjedhje të parakohshmne të Partisë Demokratike.
Partia Demokratike është dhe funksionon ligjërisht dhe institucionalisht. Foltorja nuk është më Parti Demokratike dhe as pjesë e saj, sepse ajo ka për kryetar një të shpallur non grata, një të përjashtuar nga grupi parlamentar dhe nga Partia Demokratike dhe me drejtues të tjerë rreth tij ata të cilët inspiruan dhe nxitën grushtin e shtetit kundër PD-së me 8 Janar 2021, ata që janë kundër SHBA-ve, ata prej të cilëve dhe prej korrupsiuonit të të cilëve PD-së i erdhi humbja katastrofike në vitin 2013.
Dhe nuk mund ta bëjnë bashkimin dhe as rithemelimin pucistët.
Nëse PD vepron kundër asaj që duhet, ajo vetëm sa do të tkurret e do të humbasë edhe mbështetjen ndërkombëtare.
Si do të dalë PD-ja në zgjedhje , dhe a kanë moral që të propagandojnë për PD-në ata që sulmuan Partinë Demokratike, dhe “non grata” e mbështetesit besnikë të saj dhe “politikane” p.sh. edhe si kjo Duma apo edhe ajo Kokalari“?!
Partisë Demokratike mund t’i “ribashkohen” ata të cilët e kanë mbështetur kuturu dhe inercialisht foltoren dhe grupin e interesit të foltoristëve. Dhe për vetëm këtë bashkim mund të flitet.
PD-ja nëse dëshiron që të forcohet e të vijë në pushtet duhet të vazhdojë atë që nisi Basha e që janë: dekomunistifimi i PD-së, pastrimi nga ishagjentët e diktaturës; duhet të ndahet nga korrrupsioni dhe nga elita e korruptuar e PD-së; duhet të ndahet dhe jo të bashkohet me persona non grata për korrupsion dhe për minim të demokracisë e të drejtësisë.PD-ja duhet të ndahet nga fryma antiamerikane dhe bartësit e saj. PD-ja duhet të ndahet e të dalë nga tranzicioni dhe të marrë pushtetin dhe ta nxjerrë edhe Shqipërinë nga tranzicioni.