Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka shprehur ngushëllimet me të ndjera familjes së ish-Presidentit Nishani për ikjen e tij të parakohshme nga jeta.


Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se demokratët kanë humbur një politikan të përkushtuar, kontributi i të cilit do të kujtohet përherë me respekt.

“Trishtues lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të Presidentit Bujar Nishani.
Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të tij. Sot Partia Demokratike ka humbur një politikan të përkushtuar, kontributin e të cilit për të dhe Shqipërinë do ta kujtojë përherë me respekt. U prehtë në paqe!”