Policia e Kosovës ka sekuestruar edhe 16 kartela grafike dhe 3 aparate për prodhimin e kriptovalutave.


Njoftimi i plotë:

Sekuestrohen 16 kartela grafike dhe 3 aparate për prodhimin e kriptovalutave
Me datë 13.01.2022, njësitet policore të Fushë Kosovës, në bashkëpunim me ekipin e KEDS dhe zyrtarët e Doganës së Kosovës, në rrugën “Fahri Fazliu” në Fushë Kosovë, kanë gjetur dhe sekuestruar 3 aparate për prodhimin e kriptovalutave dhe 16 kartela grafike.

Marrë parasyshë procedurat ligjore lidhur me këtë rast, veprimet e mëtejme do të ndërmerren nga Dogana e Kosovës.