Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë (UÇK), Alush Krasniqi nga fshati Drenoc i Malishevës.Krasniqi ka punuar si mësimdhënës në shkollën “Visar Krasniqi” në vendlindje dhe i kishte mbetur edhe një vit pune deri në pensionim.I ndjeri ishte pjesëtar i Brigadës 122 “Imer Krasniqi”.


Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë kryetari i veteranëve të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu i cili shprehu ngushëllime për vdekjen e Alush Krasniqit, raporton TV Malisheva.Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 15:30, në vendlindjen e tij, në Drenoc.N J O F T I M:
Sot ka ndrruar jetë Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Alush O Krasniqi i lindur 27/04/1958 ne fshatin Drenovc,Komuna Malishevë . Ishte Ushtar i Brigades 122″Imer Krasniqi” vorrimi do të behet sot ne ora 15:30ne vendëlindje fshatin Drenovc! Ngushllime Familjes Krasniqi! Ngushllime Bashkluftarve.