Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Sali Berishës dhe gazetarit Imer Mushkolaj gjatë një emisioni live ne televizionet në Kosovë. Gjatë një debati gazetari e ka bërë përgjegjës Sali Berishën për vrasjen e 4 qytetarëve në protestën e 21 janarit në vitin 2011. Ndërsa këto deklarata, Berisha i ka quajtur provokim nga Novi Sadi.


Për të treguar se protesta e 8 janarit për të marrë selinë e PD-së ishte paqësore dhe nuk kishte dhunë, Sali Berisha po përpiqet që të gjejë hapësira edhe në mediet kosovare! Por propaganda e tij duket se nuk është pritur mirë nga gazetari Imer Mushkolaj, i cili i tha se ai është personi i fundit që duhet të flasë për dhunën, pasi ai është përgjegjës për vrasjen e 4 protestuesve të pafajshëm në mes të Tiranës më 21 janar.

Por Berisha është kundërpërgjigjur, duke e cilësuar gazetarin si provokator të Novi Sadit dhe të Vuçiç, e ndërsa ka shtuar se 21 janari nuk ishte një protestë paqësore. Mushkolaj iu përgjigj se Berisha është ai që ka bashkëpunuar vetë me Beogradin kur ishte president dhe e ka furnizuar me naftë. Madje gazetari Imer Mushkolaj ka drejtuar akuza të forta drejt ish-kryeministrit Sali Berisha duke deklaruar se ai është përgjegjës edhe për zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha në vitin 1995. Në fund të debatit gazetari i kërkoi që të largohet nga skena politike në mënyrë që Berisha ‘mos ta nxij më Shqipërinë’.

Debati mes Sali Berishës dhe gazetarit Imer Mushkolaj:

Gazetari: Berisha, ku ju përmendni dhunën mua më tingëllon shumë ironike sidomos në janar, për shkak se jo me 8 janar por me 21 janar janë vrarë 4 protestuese në Bulevard kur ju ishin kryeministër. Kisha sugjeruar që fjalën dhunë sidomos kur jeni ju në pyetje mos ta merrni në gojë pasi keni përgjegjësinë për vrasjen e atyre protestuesve në Bulevard, ju e keni përgjegjësinë. Ju jeni personi apo do të duhet të ishit personi i fundit që flet për dhunën për shkak se ju jeni përgjegjës për vrasjen e 4 protestuesve të pafajshëm në mes të Tiranës.
Berisha: Më 8 janar po shkonim në shtëpinë e tyre të mbushur me banditë.
Gazetari: Lëri këto përralla mos na i përsërit.
Berisha: Do më lini të flasë apo si e keni hallin. Nëse ti sjell, mos e prishni emisioinin. Më keni
thërritur për të folur. Ai gënjen dhe gënjen.
Gazetari: Unë po ju them vazhdoni.
Berisha: Përsa i përket 21 janarit, duhet të jesh i verbër dhe i pafytyrë që thua ishte protestë paqësore, nuk ka njeri në botë që e ka quajtur 21 janarin protestë paqësore.
Gazetari: Ju e keni përgjegjësinë për vrasjen e njerëzve të pafajshëm. Ke vrarë njerëz në bulevard, kjo është njolla e juaj e zezë pas piramidave vratë njerëz në bulevard në Tiranë, dhe pas Gërdecit. Nuk e përfundoj dot me gënjeshtrat që po thotë.
Berisha: Ti ke sjellë një provokator nga Novi Sadi aty i cili gënjen në mënyrë të pafytyrshme. Cila ishte paqësore kush e ka thënë paqësore protestën e 21 janarit përveç atij të pafytyri aty. Përveç Beogradit kush e ka thënë.
Gazetari: Beogradit që keni bashkëpunuar ti kur ishe President, që e keni furnizuar me naftë. Është e dhimbshme dhe e turpshme.
Berisha: Nxirr pak protestën e 21 janarit që një gënjeshtar në studio thotë se është paqësore.
Gazetari: Keni përgjegjësi politike se ju dalin të zeza të tjera, ju dalin të zhdukurit. Si puna e Remzi Hoxhës. Dëgjomë dhe diçka. Fati juaj personal nuk është fati i shqiptarëve dhe i SHqipërisë.
Berisha: Kështu thotë dhe Beogradi.
Gazetari: Mos provoni ta digjni dhe njëherë Shqipërinë për veten dhe familjen.
Berisha: Aleksandër Vuçiç punon nga mëngjesi në darkë kundër Sali Berishës. Axhenda jonë e re do i japë fund kësaj.
Gazetari: Aleksandër Vuçiç është studenti i Millosheviçit të cilin e furnizove me naftë.
Berisha: Ti je mjeran që në 2 fjalë thua 3 gënjeshtra. Jeni programuar në Novi Sad.
Gazetari: Siç thoni ju me aluçinacionet tuaja. Keni aluçinacione.