Ka zgjatur shumë, jo shumë qetë – kështu e ka cilësuar kreu i PDSH-së Menduh Thaçi takimin e djeshëm në LSDM me partnerët e koalicionit për hyrjen e Alternativës në Qeveri.


“Lajmi i mirë është se mazhoranca aktuale ka siguruar një shumicë të qëndrueshme.Ky është një lajm i mirë për qytetarët dhe procesin. Kur bëhen kontrata, secili e interpreton kontratën si të dojë. Për mua është e rëndësishme të di se shqiptarët nuk fitojnë, e maqedonasit nuk humbin pozita. Disa thonë se Alternativa zuri shumë vende, por kjo nuk është e vërtetë. Jemi larg përqindjes së dakorduar në Marrëveshjen e Ohrit. “Tani kemi një qeveri stabile dhe institucione të qëndrueshme”, tha Thaçi.(INA)