Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, njoftoi sot nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter se është takuar me kreun e Kishës Katolike Romake në Vatikan, Papa Françeskun. “Kam pasur nderin të takohem me Papa Françeskun në Vatikan”, ka shkruar Abazoviq. “Papa: Edhe unë malazez jam! Kreu suprem shprehu mirënjohjen e tij pasi ia kujtova babain e tij Emli Ognjanoviq, i cili ishte babai i tij shpirtëror në Argjentinë, përndryshe njeriu ynë, me origjinë nga Mali i Zi”, njjoftoi Abazoviq.