Ka shkuar në dy numri i viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur në Rrugën e Kombit këtë të hënë. Sipas Klan news përveç fëmijës 3-vjeç që u raportua nga policia se kishte ndërruar jetë, plagëve të marra nuk ka mundur t’u mbijetojë as babai i tij. Ai ka ndërruar jetë në spitalin e Lezhës.


Autoritetet bënë me dije se dy automjete u përplasën në aksin rrugor Milot-Rrëshen. Ndërkohë njëri nga mjetet u përfshi nga flakët dhe u dogj plotësisht.