Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se janë kryer 2,569 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 195 qytetarë. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar, ndërsa 9 pacientë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit.