Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është i bindur se të gjitha vendet e rajonit do të bëhen pjesë e iniciativës “Ballkani i hapur”.


Në ceremoninë e përvjetorit të fondacionit gjerman Friedrich Ebert në Shqipëri, Rama tha se nuk ekziston ndonjë mënyrë tjetër përpos “Ballkanit të Hapur”, transmeton Zhurnal.

“Ballkania i hapur është ide e qëlluar dhe në kohë të duhur, dhe pa dyshim çdokush do ta pranojë idenë hap pas hapi. Nuk ka kohë për të humbur. Duhet të jemi të hapur njëri me tjetrin për të kirjuar një fotografi për atë çfarë duam të jemi. Kështu fitojmë kohë nga e ardhmja. Kjo është e ardhmja, nuk ka opsion tjetër përpos të hapemi njëri ndaj tjetrit” theksoi Rama.

Kryeministri Rama vlerësoi se kjo fiton kohë përshkak se siç thotë, vendet e rajonit do të detyrohen në këtë kur të hyjnë në BE.

Sipas Ramës, askush nga Ballkani perëndimor nuk ka luks të lë ekonominë anash dhe të meret me politikë në interes të partisë.

Ai e quajti procesin e integrimit evropian të paparashikuar përshkak pengesave që mund të hasen në rrugë, duke përmendur veton e imponuar nga Bullgaria.