Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në një intervistë për TV21, foli edhe për nismat rajonale, “Ballkanin e Hapur”, dhe një nismë të re potenciale në mes Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës. Abazoviç tha se nuk është kundër iniciativave, por siç thotë ai, ka shumë inflacion të iniciativave dhe nuk arrihet thelbi.

Ndër të tjera, Abazoviç, shtoi se bashkëpunimi duhet të rritet dhe të krijohen marrëdhënie më relaksuese.