Dibra edhe njëherë vulosi fitoren e blertë, fitoren e denjë dhe zgjodhi për të disatën herë radhazi të reshtohet me fituesit të pamposhtur, Bashkimin Demokratik për Integrim, Kryetarin Hekuram Duka dhe Bartësin e Listës Fuat Spahiu.
Sonte në një prezencë masovike të aktivit politik të Bashkimit Demokratik për Integrim solemnisht u bë hapja e shtabit Komunal Zgjedhor në Dibër, promovimi i Kandidatit për kryetar Komune Dr. Hekuran Duka dhe Listës së kandidatëve pë Këshillin Komunal me në krye z. Fuat Spahiu.
Në një atmosferë ku ndjehej fuqishëm aroma e fitores, Kryetari i Shtabit Komunal njëherit dhe Kryetari i Degës në Dibër z.Artin Spahiu, kryetari i Forumit Rinor z.Drilon LLeshi, Deputetja e Dibrës në Kuvendin e Maqedonisë znj. Arbana Pasholli, si dhe 2 fituesit e mëdhenj të 17 tetorit, kryetari i tanishëm dhe i ardhshëm dr.Hekuran Duka dhe bartësi i listës Fuat Spahiu, shpalosën para të pranishmëve në pika të shkurtëra të arriturat e këtij mandati, punën e palodhëshme dhe mbi të gjitha, shtyllat dhe programin e 4 viteve të ardhëdhme qeverisëse me pushtetin Lokal, që mbeshteten në agjendën e gjelbërt, derën e hapur, qytetarët në vendimmarje, zero tolerancë dhe dixhitalizimi i administratës.
Kjo atmosferë kaq triunfuese dhe festive do karakterizojë gjithë fushatën e qetë dhe demokratike që synojmë të zhvillojmë dhe do kulmojë me fitoren e madhe të 17 tetorit. Ju faleminderit për mbështetjen.