Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (27.03.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 167 masa, ndër të cilat: 16 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 10 masa për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 14 sanksione për kalim në semafor të kuq, nëntë. Gjoba për përdorimin e celularit gjatë vozitjes.


“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.