Konfiskohet ar dhe diamante në vlerë të 2,4 milionë eurove në Aeroportin e Shkupit

Dogana e Maqedonisë së Veriut ka sekuestruar ar në vlerë të 2,4 milionë eurove. Burime brenda Doganës bëjnë të ditur se në Aeroportin e Shkupit janë sekuestruar 42 kilogramë ari dhe diamantë. Në ora 13:00 pritet që nga Dogana të dalin me konferencë për shtyp, ku do të ketë sqarime shtesë.