Janë zhvilluar zhvilluara pesë ndeshje të çerekfinales së play off-it në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, ekipi Minnesota bëhet skuadra e parë që siguroi kualifikim në gjysmëfinale të play off


Skuadra e Minnesota shënoi fitore kundë Phoenix me rezultat 122-116 dhe me serin% e fitoreve 4-0, siguroi kualifikim në gjysmëfinale. Më efikas te vendasit ishte Anthony Edwards me 40 pikë, ndërsa dyshja Durant-Booker shënuan 82 pikë për ekipin mysafirë por që mbetën vetëm përstatistikë.

Lakers rihap garën për një vend në gjysmëfinale pas fitores së sotme kundër Denver me rezultatin 119-108.Te Lakers më efikas ishin LeBron James me 30 pikë, Davis me 25 pikë e 23 kërcime dhe Reaves e Russell me nga 21 pikë secili. Ndërsa te ekipi Denver Nikolla Jokiq realizoi sërish një “triple double”, me 34 pikë 14 kërcime e 14 asist.

Skuadra tjetër e Los Angelos ka shënuar fitore, Clippers në ndeshjen e katërt mundi Dallasin me rezultatin 116-111 dhe barazoi serinë e fitoreve në 2-2. Harden dhe George realizuan nga 33 pikë për Clippers, duke i bërë të pavlefshme 40 pikët e Irving për Dallasin. Fitore ka shënuar edhe Nju Jork në transfertë kundër Philadelphia me rezultatin 97-92 . Më efikas ishte Brunson me 47 pikë e 10 kërcime.

Çerekfinalet, Konferenca e Lindjes
Cleveland – Orlando, (2-2)
Nju Jork – Philadelphia, 97-92 (3-1)
Boston – Miami, (2-1)
Milwaukee – Indiana, 113-126 (1-3)

Çerekfinalet, Konferenca e Perëndimit
Minnesota – Phoenix, 122-116 (4-0)
Denver – Lakers, 108-119 (3-1)
Clippers – Dallas, 116-111 (2-2)
Oklahoma – New Orleans, (3-0)