Sondazh: Nevzat Bejta kryeson edhe tek komunitetet në Gostivar(TABELA)

Zgjedhjet e 31 tetorit do të jenë garë e fuqishme politike për subjektet politike shqiptare në komunën e Tetovës dhe Gostivarit. Në Tetovë në raund të dytë garojnë Teuta Arifi nga BDI dhe Bilall Kasami i Lëvizjes Besa, ndërkohë në Gostivar Nevzat Bejta nga BDI dhe Arben Taravari nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.


Marketing

Me porosi nga media online OpinionShqip, Instituti për Hulumtime Socio-politike dhe Ekonomike- IHSPE realizoi anketë në territorin e komunës së Tetovës dhe Gostivarit për raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale të 31 Tetorit – 2021.

Anketa përfshiu edhe komunën e Gostivarit. Objektiv i anketës së zhvilluar në terren derë më derë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë ishte matja e mendimit të opinionit publik sa i përket kandidatit për Kryetar komune në Gostivar, dhe u zhvillua me fokus grupe te caktuara dhevendbanime të ndryshme.

Pyetja ishte: Cili kandidat mendoni se do të fiton zgjedhjet lokale në Komunën e Gostivarit?

Nga gjithsej 2.342 qytetarë të anketuar, rezulltatet janë me sa vijojnë: Nevzat Bejta nga BDI: 42.11%, Arben Taravari nga ASH dhe Alternativa: 39.59% dhe pa përgjigje 18.3%.

Për të qenë sa më të afërt me rezulltatin e zgjedhjeve të 31 Tetorit, edhe në Gostivar anketa u zhvillua edhe në vendanime që popullohen nga komunitete të tjera siç janë turqit dhe maqedonasit.

Objekt studimi ishte fshati Zdunjë që popullohet kryesisht nga komuniteti turk dhe komuniteti shqiptar. Në këtë vendbanim prinë kandidati i BDI, Nevzat Bejta me diferencë të theksuar nga kandidatët e tjerë.

Rezulltati është me sa vijon: Nevzat Bejta – BDI: 57.50%, Arben Taravari – ASH & Alternativa: 32.60%, pa përgjigje 9.90% pa përgjigje. Në fshatin Zdunjë të populluar kryesisht nga shqiptar dhe turqit, u ankektuan 111 banorë të moshave dhe gjinive të ndryshme.

Periudha e hulumtimit me takimet direkt në terren ishte nga data: 21 deri 25 Tetor – 2021. Hulumtimi është kryer në terren me një kampion përfaqësues të 2511 qytetarëve në Territorin e komunës së Tetovës prej të cilëve 1513 në qytet dhe 998 në vendbanimet rurale. Në Gostivar u anketuan 2342 qytetarëve nga të cilët 1248 në qytet dhe 1094 nëpër fshatra.

Në anketimin e ashtuquajtur ballë-për-ballë u përfshinë të gjitha grupet e votuesve me karakteristika të ndryshme, edhe për nga mosha, gjinia, vendbanimi (urban apo rural), statusi social, arsimimi, përkatësia etnike e etjerë.

Zakonisht si më relevante konsiderohen anketat e realizuara derë më derë dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë. Anketa u zhvillua në mënyrë që çdo anëtar i popullatës të ketë një mundësi të njohur dhe pozitive përzgjedhjeje. Marzhi i gabimit mund të jetë +-2.5%, respektivisht kufiri i lejuar i gabimit mund të variojë nga +-2.3 deri +-2.5%.

Anketa nga Instituti për Hulumtime Socio-politike dhe Ekonomike – IHSPE me seli në Shkup, u zhvillua me porosi të Portalit Informativ OpinionShqip.