Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se sot në pikën kufitare të Republikës së Kosovës me Serbinë, në Bërnjak, është ndaluar një person me inicialet J.Š., i dyshuar se gjatë viteve 1998 – 1999, në Komunën e Gjakovës, ka kryer krime lufte kundër popullatës civile.


“Me aktvendim të Prokurorisë Speciale i njëjti është ndaluar për 48 orë dhe brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit kjo prokurori do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, thuhet në njoftim.