Kandidati për kryetar të Tearcës nga Lëvizja Besa, Daut Memishi së bashku me kandidatin për Tetovën, Bilall Kasami dhe sekretarin Gjeneral Arjanit Hoxha kanë vizituar OEMVP-në, ku realizuan edhe takim me Nebi Hoxhën. Në fjalën e tij Memishi ka deklaruar se komuna e Tearcës ka qenë më jo transparentja në vend. Më tej ai ka deklaruar se me qeverisjen e Besës do të rritet bashkëpunimi edhe me oden ekonomike dhe do t’ju ndihmohet bizneseve.
“Me qeverisjen tonë në pushtetin lokal me Komunën e Tearcës, komunikimi ynë me Odën Ekonomike do të jetë i vazhdueshëm, me të vetmin qëllim forcimin e bizneseve dhe tërheqjen e investimeve në komunën tonë. Banori i Tearcës duhet të jetë i informuar dhe duhet të ketë besim në institucionin. Do t’ju sigurojmë investime edhe nga mërgata jonë, që është infuzioni kryesor ekonomik për Rajonin e Pollogut“, ka deklaruar Memishi.