Javët e fundit është raportuar se Barcelona do të dëshironte ta shesë Robert Lewandowskin këtë verë.


Barça thuhet se ka një arsye të rëndësishme financiare që dëshiron ta “heqë qafe” yllin polak.

Ai është tashmë një nga futbollistët më të paguar, por siç zbulohet nga “Cadena SER”, pagat e tij do të rriten më tej gjatë dy sezoneve të ardhshme, deri në fund të kontratës së tij në verën e vitit 2026.

Lewandowski do të fitojë 32 milionë euro gjatë sezonit të ardhshëm 2024/25 dhe nëse qëndron edhe për 2025/26, ai do të fitonte 26 milionë euro të tjera.

“Blaugranët” mund të shkëpusin kontratën me të në verën e vitit të ardhshëm, nëse ai nuk luan të paktën 55 për qind të ndeshjeve (45+minuta) sezonin e ardhshëm.

Këto janë paratë që Barcelona është e interesuar tej mase për t’i hequr nga fatura e pagave, pasi kërkon të lehtësojë “barrën” financiare në vitet e ardhshme.

Një shitje këtë verë vlerësohet se do të ishte ideale, pasi do të siguronte një kursim prej 58 milionë eurosh.

Megjithatë, Lewandowski ka deklaruar në disa raste se nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona.

Mbetet të shihet pas përfundimit të sezoni aktual se cila do të jetë e ardhmja e 35-vjeçarit.