Një bombë amerikane me peshë prej 500 kilogramësh është gjetur pranë stadiumit të skuadrës së Mainc në Gjermani.
Bomba mendohet të jetë që nga Lufta II Botërore. Ajo gjendet vetëm pak kilometra nga stadium i skuadrës gjermane, pranë një universiteti aty afër. Gjatë rikonstruksionit të këtij të fundit, punëtorët kanë vënë re këtë bombë, e cila është rrezik tepër i madh për qytetarët e zonës.


Mësohet se është bërë një plan evakuimi për të gjithë banorët, me qëllim eliminimin e kësaj bombe të rrezikshme. Ekipi i Mainc, që po lufton për të mos rënë nga Bundesliga, ka një ndeshje tepër të rëndësishme kundër Këlnit këtë fundjavë, por mësohet se kjo bombë nuk do të përbëjë rrezik për mbarëvajtjen e takimit.