Vuçiç thotë se ka arritur marrëveshje me Francën për blerje të aeroplanëve luftarakë

Serbia dhe Franca kanë arritur të martën marrëveshje që Beogradi të blejë 12 aeroplanë luftarakë francezë, Rafale, ka bërë të ditur presidenti serb Aleksandar Vuçiq, me synim të modernizimit të forcës ajrore të këtij vendi.


Në ditën e dytë dhe të fundit të vizitës në Francë, Vuçiq e ka bërë publike marrëveshjen, pas takimeve me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe zyrtarë tjerë në Paris.

Ai është takuar edhe me përfaqësuesit e kompanisë që prodhon aeroplanët Rafale, Dassault Aviation.

Franca ende nuk e ka konfirmuar marrëveshjen me Serbinë, e cila e ka një forcë ajrore kryesisht me aeroplanë të vjetër sovjetikë MiG 29 dhe pajisje tjera të kohës jugosllave.

Një blerje e tillë e Serbisë mund të shënojë largim prej furnizueses tradicionale të armëve, Rusisë, me të cilën Beogradi ruan marrëdhënie të ngrohta.