Al Nassr ka shënuar fitore të thellë 6:0 ndaj Al Wehdas në kuadër të javës së 30-të në elitën e futbollit në Arabinë Saudite.


Cristiano Ronaldo shkëlqeu me tre gola të shënuar në këtë takim.

Përveç Ronaldos që kontribuoi me tre gola, realizatorë tjerë ishin edhe Otavio, Mane dhe Al Fatil me nga një gol.

Me këtë fitore, Al Nassr shkon në kuotën e 74 pikëve në vendin e dytë, nëntë më pak se lideri Al Hilal që ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.