Manchester City ka shënuar fitore bindëse prej 5:1 ndaj Wolves në kuadër të javës së 36-të në Premierligë.


Erling Haaland shkëlqeu në këtë takim, duke shënuar katër gola.

Qysh në pjesë të parë, sulmuesi norvegjez arriti hat-trik, teksa City avancoi 3:0 pas 45 minutave të parë.

Ëolves shënoi golin e vetëm në ndeshje në minutën e 53-të, por vetëm një minutë më pas Haaland shënoi për 4:1.

Në minutën e 85-të, Alvarez shënoi për epilogun e këtij takimi, 5:1.

Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 82 pikëve në vendin e dytë, një më pak se Arsenali që ka një ndeshje më shumë të luajtur.

Në anën tjetër, Wolves mbetet në vendin e 11-të me 46 pikë të grumbulluara.