Pse nuk do të ndërtohet stadiumi i Tetovës nga Bilall Kasami. Ja FAKTET!

Sot në ora 17.00 kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami do të jep edhe një premtim të madh tetovarëve siç ka dhënë shumë premtime gjatë fushatës kur u bë kryetar komune. Sot ai do të premtojë se do të ndërtojë Stadiumin e Tetovës.


Bilall Kasami njihet si kryetari që premton më shumë ndërsa realizon më pak.

Portali TS do të të tregojë fakte se pse stadiuimi i Tetovës nuk do të ndërtohet nga Bilall Kasami.

– Ndërmarrja për Transport e komunës së Tetovës e cila ka hapur tenderin për ndërtimin e Stadiumit çdo ditë po shkon me humbje dhe shtrohet pyetja se si do të paguaj një ndërmarrje e cila shkon me humbje një borxh prej 10 milion euro?

– Fillim i Stadiumit të Tetovës do të nis pa mbikqyrës një fillim antiligjor, sepse nuk mund një projekt publik me 10 milionë euro mos të ketë mbikqyrës.

– Askush nuk e di se si do të duket stadiumi, me çfarë kushtet, çfarë cilësie, çfarë materialesh, çfarë pamje dhe si mund të hapet një tender dhe mos e dije as vet Bilall Kasami se si do të duket.

– Komuna nuk tregon se si do të paguaj borxhin prej 10 milionë Euro kompanisë EKOLOG kur komuna është në borxh kolosal.

– Bilall Kasami gjithashtu ka premtuar 4 premtime të mëdha, por asnjrën nuk e ka realizuar:
– Fabrikën e Çipsit në Reçicë
– Qendra e Tetovës si në Dubai
– Parkingje toksore dhe nëntoksore
– Eliminimin e qenëve endacak

Asnjë nga këta premtime nuk i ka realizuar, atëherësi do të realizohet një projekt prej 10 milionë eurove?

Sipas informatave jozyrtare të portalit TS, Plani i Bilall Kasamit me kompaninë që do të ndërtojë stadiumin është:
Në vitin e parë nëse Ndërmarrja për Transport nuk do të paguaj shumën prej 3 milionë eurove, kompania EKOLOG do të bllokojë Ndërmarrjen për Transport dhe borxhin do ta merr komuna e Tetovës dhe më pas komuna në pamundësi për të paguar borxhin do të detyrohet të shes prona të komunës.

Si shitje për të paguar borxhin e EKOLOG-ut, përflitet stadiumi i vjetër i Tetovës dhe tokë në fshatin Falisht dy idetë e Bilall Kasamit nuk do të realizohen.

E para stadiumi i vjetër i Tetovës ende menaxhohet nga Agjencia për Rini dhe Sport dhe nuk është pronë e Komunës së Tetovës për të shitur Bilall Kasami kompaniës Ekolog.

Të gjitha këto kombinime të Bilall Kasamit e bëjnë të pamundur ndërtimin e Stadiumit të Tetovës, por tetovarëve do ju ngelet stadiumi i Tetovës siç është vetëm se kjo është një fillim për fushatë parazgjedhore.