Profesori i denoncuar për ngacmim seksual , Xhevat Krasniqi mohon akuzat ndaj tij

Seanca e Këshillit të Etikës është duke vazhduar me seancën e pestë, ku për herë të dytë është ftuar në dëshmi profesori i denoncuar për ngacmim seksual, Xhevat Krasniqi.


Krasniqi ka thënë se studentet e kanë bërë denoncimin për shkak të dështimit për të kaluar provimin.

Ai shton se “të gjitha shprehjet në ankesë janë shpifje”., raporton eo, transmeton Klankosova.tv.

Profesori thotë se studentja denoncuese e ka kërcënuar me fjalët “hajt se ki me pa ti, as veten tënde s’ki me njoftë”.

Seanca është e hapur mirëpo ndalohet incizimi.