Policia në Tetovë vazhdon kontrollet ndaj shpejtësisë , ja sa vizitës janë sanksionuar

Dje (21-prill) në periudhën nga ora 07:00 deri në ora 13:00 në zonën e SPB-Tetovë është kryer aksion kontrollues për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar. Gjatë kontrollit janë sanksionuar gjithsej 56 shkelje të shpejtësisë maksimale të lejuar. Nga këto, 36 shkelje të shpejtësisë janë regjistruar jashtë vendbanimit (TE-4 dhe GV-32), nga të cilat 4 drejtues mjetesh (GV) kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar për më shumë se 70 kilometra në orë, dhe në vendbanimin (TE) janë regjistruar 20 shkelje të shpejtësisë.
           Kundër shoferëve shkelës janë përgaditur parashtresat e parapara ligjore.
      SPB-Tetovë apelon drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret në komunikacion, të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve dhe kufizimeve në rrugë dhe në këtë mënyrë të gjithë të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt.TS