Policia afër Zhelinës arreston 49 vjeçarin nga Struga që sulmoi një punonjës të forcave të rendit

Me datë 21.04.2024 në ora 08:50 në autostradën Shkup-Tetovë, më saktë tek stacioni i pagesës rrugore-Zhelinë, punonjësit policorë të stacionit policor për siguri në komunikacionin rrugor-Tetovë, kanë privuar nga liria personin V.M (49) nga Podgorci i Strugës, për shkak se ka sulmuar fizikisht një punonjës policie gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës. TS