Bilall Kasami nuk e pranon humbjen e thellë që pësoi VLEN-i dhe Arben Taravari

Lideri i BESës dhe njëherit edhe kryetar i komunës së Tetovës, Bilall Kasami nuk e pranon humbjen e VLEN-it dhe Arben Taravarit edhe pse epërsia është 40.000 mijë vota e Frontit Europian dhe kandidatit Bujar Osmani.


Ai madje ka ofenduar votuesit shqiptarët që e kanë votuar Frontin Europian duke mos e pranuar humbjen në mënyrë demokratike.

“Jemi fitues të votës shqiptare. BDI ka blerë votat e komuniteteve. BDI me këto sjellje humbi legjitimitetin për shqipatrët. Më 8 maj në fitojmë dhe BDI-në do ta mundim. BDI mbron vlerat kriminale. Ja vlejti sot dhe do të ja vlej gjithmonë”, tha Kasami.